Bekim Balaj e mbyll aventurën me skuadrën e Shturm Grazin. Pas dy viteve te skuadra austriake, sulmuesi i Kombëtares ka vendosur të largohet pas përfundimit të sezonit.
Ka qenë vetë lojtari i cili e ka komunikuar vendimin, duke i uruar më të mirat skuadrës ku luajt në dy sezonet e fundit. Tashmë Balaj del lojtar i lirë dhe do të kërkojë për një ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.
Në 29 ndeshje të zhvilluara me Shturm Grazin në këtë sezon, ku shumicën i nisi nga stoli, Balaj ka arritur të shënojë 3 gola.