Brandon Gjekaj, i vitlindjes 2004, është tashmë një futbollist i formuar, falë talentit natyral por edhe punës. I lindur dhe i rritur në New Jersew në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dy prindër shqiptar nga Shkodra, Gjekaj është evidentuar prej vitesh për pasionin për futbollin por edhe dëshirën për të ecur përpara.
Pasioni për sportin e bukur të futbollit ka lindur herët tek Brandon. Ai ka nisur të stërvitet me ekipet e moshave në shkollë por edhe me skuadra polake të zonës që në moshën 7 vjeçare.
Mbështetja e pakursyer e prindërve, i ka lehtësuar shumë rrugëtimin, duke e bërë sot një emër mjaft të lakuar edhe në mediat amerikane. Ai ra në sy me dy golat e shënuar para pak ditëve në Red Bull Arena, me kapacitet 25 mijë vende dhe ndër më të mëdhenjt e Amerikës Veriore.
Shkolla e mesme, pjesë e të cilës është Brandon, arriti të marrë fitoren dhe dy golat, mbajnë pikërisht firmën e tij. Goli i parë u shënua me 11- metërsh, ndërsa i dyti në minutat e fundit të shtesës së ndeshjes. I riu shqiptar ia doli të shkelqejë aty ku luajtën epike të mëdha si Bayern, Juventus, Manchester, Arsenal etj.
Brandon Gjekaj është pjesë e ekipit SC Vistula, më i vjetri i themeluar nga emigrantë polakë në SHBA. Jo vetëm kaq. Tashmë ky klub i ka besuar përvojës dhe talentit të Brandon, i cili disa herë në javë është edhe trajner për moshat e vogla, duke i dhënë një tjetër dimension talentit të tij.
Pavarësisht se jetën përtej Atlantikut, Brendon por edhe shumë talente të tjera me origjinë shqiptare, duhet të jenë në fokusin e ekipeve kombëtare shqiptare. Aq më shumë, kur Brandon Gjekaj jo vetëm është krenar që është shqiptar, por edhe e tregon atë në çdo moment të jetës, brenda e jashtë fushës së blertë.
Këto pak rreshta, sherbejnë për të evidentuar shembuj suksesi të shqiptarëve por edhe të brezave të rinj të lindur jashtë vendit dhe që vazhdojnë të ushqehen me krenarinë e të qenit shqiptar, siç është Brandon Gjekaj. Njëkohësisht, është mundësi të specialistë të FSHF- së, drejtues të ekipeve tona kombëtare, të ftojnë Brandon dhe jo vetëm të bëhen pjesë e zboreve stërvitore që ato organizojnë herë pas here për të evidentuar talentet.