Duke pare reagimin e mbremshem te stafit shkodran, te futbollisteve te Vllaznise, por edhe te tifozeve kuqeblu ndaj arbitrave per golin e anulluar nga arbitri Ferataj ne gjysmefinalen e Kupes ndaj Partizanit, shumekush mund te kete menduar se ka qene nje reagim “i tepruar”, por jo.
Ai reagim ka qene frut i shume ndeshkimeve qe ata kane pesuar kete sezon nga arbitrimet. “Shkodra Sport” ne vezhgimin e saj te dites se sotme, kishte rreshtuar 16 ndeshje ku arbitrat kane gabuar ne dem te saj.
Nese e marrim te mireqene se gabimet ne keto ndeshje nuk kane ndikuar aq shume ne rezultatet e tyre, gjithsesi eshte e qarte se disa pike i mungojne asaj ne ecurine e vet.
Sa mund te jene keto pike? Ne nuk po shkojme larg, po themi se Vllaznia ka 5-6 pike me pak demi qe u kane shkaktuar arbitrat me vendimet e tyre. Vetem kaq. Por nese do te ishte keshtu, atehere Thomas Brdariç do te ishte serish ne pankinen shkodrane sepse skuadra do te ishte ne vendin e trete dhe brenda objektivit per Kupat e Europes.
Mjafton gabimi i mbremshem ne gjysmefinalen e Kupes ndaj Partizanit, per te vene ndoshta ne dileme edhe te ardhmen e trajnerit aktual Elvis Plori. Sepse kualifikimi ne finale, pse jo fitorja e Kupes apo kualifikimi ne Europe edhe permes kampionatit, do te ishin nje “bonus” i madh per te, per t’u rikonfirmuar edhe per sezonin tjeter.
Per te vazhduar me tej. Vlera e disa prej lojtareve te Vllaznise nuk ka te njejtin “trend” rritje si ajo e sezonit te kaluar sepse ata tashme nuk jane liderat e kampionatit. Arbitrat kesisoj kane ndikuar edhe ne vleren e tyre.
E per ta perfunduar, arbitrimet e njeanshme ne dem te Vllaznise, me se shumti mund “t’i djegin” investimin presidentit Alban Xhaferi. Dhe kjo eshte e rende. Sepse kemi te bejme me nje investim kolosal dhe mbetja jashte Europes, mund t’i kushtonte rende atij.
Per te gjithe keto arsye, ne Shkoder kane arsye te jene te irrituar dhe ne Federaten Shqiptare te Futbollit dikush duhet te mbaje pergjegjesi. Sepse ne fund te fundit, nuk kemi te bejme me nje skuader dosido, por me Vllaznine dhe Shkodren, vendlindjen e futbollit shqiptar. /ShkodraSport/