Çeshtja “Brdariç” prej pak ditesh ka marre gjithe vemendjen e duhur dhe te gjithe presin perfundimin e saj teksa shumica jane te mendimit se tekniku gjerman duhet te vazhdoje te drejtoje Vllaznine.
Ne lidhje me kete teme ka folur sonte edhe njeriu qe ua propozoi gushtin e kaluar ate drejtuesve te Vllaznise, ish- futbollisti Uliks Kotrri. Ky i fundit duket se tashme po luan edhe rolin e menaxherit te Brdariç.
Kotrri ka qene i ftuar ne emisionin “Dribling” dhe duke folur ne lidhje me kete teme, eshte shprehur ne kete menyre:
“Jane disa kerkesa qe i kane ardhur trajnerit. Vllaznia eshte ne krye per trajnerin, pret qe te mbylle kontraten e vjeter. Ai ka pa marre 2 paga dhe shperblimin e kupes.
Kam folur me Xhaferin. Neser ose pasneser do ulemi dhe flasim per te ardhmen e trajnerit. Brdariçit i pelqen Shkodra dhe tifozet per te vazhduar kontraten. Ne gjithe boten fillimisht zgjidhet trajneri, me pas stafi i tij.
Trajneri kerkon rritje rroge dhe e meriton. Nuk po kerkon leke nga xhepi i askujt, por qe i ka fituar vete”.