Mjeku Pëllumb Pipero thotë se mendon që mund të ketë raste me koronavirus në Shqipëri, por duke theksuar se mund të jetë edhe i gabuar. Por sipas tij, “ndoshta në 2-3 javë edhe këtu mund të jetë rasti i parë i konfirmuar”.
Blendi Fevziu: Mund të kemi ne koronavirusin prezent në Shqipëri, por që se kemi kapur akoma?
Pëllumb Pipero: Unë mendoj, personalisht mendoj se virusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, duhet të ketë hyrë sipas meje. Ka apo s’ka qarkullim të shtuar, ka apo s’ka kontakte, këtë nuk mund ta them, nuk mund të jem i saktë, mund të jem dhe i gabuar. Unë mendoj se ndoshta në 2-3 javë edhe këtu mund të jetë rasti i parë i konfirmuar, ndoshta në 2-3 javë sepse duhet ajo periudha e inkubacionit. Kini parasysh një gjë, duhet të paktën një numër minimal, të paktën 100 mostra, të analizuara, që të izolohet rasti i parë… aktualisht nuk ka asnjë indikator, as epidemiologjik as klinik që të kemi qarkullim të shtuar”.
Deklaratat mjeku i bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.