Britania e Madhe ka kthyer në vendin tonë 26 shqiptarë, ku mes tyre ka edhe persona të përfshirë në aktivitete kriminale. Lajmin e ka bërë të ditur, zyra e Home Office në Londër, e cila thotë se një pjesë e shqiptarëve kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka. Ndërsa një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime, duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A.
Kujtojmë që Britania e Madhe ka nisur një fushatë për largimin e shqiptarëve ilegalë dhe kthimin e tyre në atdhe. Pak ditë më parë ministri britanik i Emigracionit tha se po punojnë për largimin e të gjithë shqiptarëve. Madje në një video mesazh ai bëri thirrje që “të gjenden shqiptarët dhe të largohen”.
Gjuha e përdorur ndaj shqiptarëve, solli edhe një reagim të ashpër të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, e cila tha se është një gjuhë raciste.
Kjo bëri që Shqipëria ti dërgojë një notë protestë Britanisë. Por varësisht kësaj, ministri britanik sërish u shpreh se nuk ishte penduar për deklaratat e bërë ndaj shqiptarëve.