Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore qytetare shkodrane. Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku ka folur më shumë për karrierën dhe angazhimin e tij disa vjeçar në muzikë. Gjatë intervistës ai ka vlerësuar edhe kolegët e tij, ku ndër të gjithë veçon Artiola Toskën të cilën e ka një mikeshë shumë të ngushtë. Ata kanë pasur shumë bashkëpunime së bashku, saqë kur mendon njërin, menjëherë të vjen ndërmend tjetri.
Kur gazetaret e kanë pyetur nëse gruaja është xheloze për Artiolën, ai është shprehur: ‘’Artiola ka gjithçka. Gruaja s’bëhet xheloze se është mësuar. Më shumë rri me Artiolën se me gruan”.