Bullgaria duket se është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut duke i hapur kështu rrugën këtij shteti por dhe Shqipërisë për avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi. Varhelyi në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.
Boyko Borisov, i bëri thirrje kryeministrit Bullgar Kiril Petkovit që të mos fshihet, por të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.
Sipas Borisov, propozimi i presidencës franceze dha kuadrin më të mirë për një marrëveshje midis dy vendeve.
“Unë i besoj Macronit dhe Komisionit Evropian”, tha Borisov.
Ai akuzoi kryeministrin Petkov se gënjen në Bruksel se Slavi Trifonov dhe Teodora Genchovska po e pengojnë atë të vendosë për veton.
“Diçka po e shqetëson. Pse ka frikë?” pyeti kryetari i GERB-it.
Borisov tha se sot ai jep 59 vota në Parlamentin bullgar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.