Nje çift shqiptaresh e pesuan keq kur policia zbuloi aktivitetin qe kryenin. Mediat italiane bejne me dije se kane arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Macerata, nderkohe qe po hetojne ne gjendje te lire gruan e tij, po shqiptare, 25-vjecare. Policia e kishte prej kohesh ne gjurmim shqiptarin pas sinjalizimeve se merrej me trfaik dhe shperndarje droge, por kishte gjetur nje menyre te vecante.
Ai e shiste kokainen te futur ne vezet kinder, prej nga e mori edhe emrin operacioni qe coi ne prangosjen e tij.
Policia ka bere me dije se shqiptari i mbante kontaktet me telefon me klientet qe nga shtepia. Me pas, ne banese, permes shkallëve te brendshme bente takimet ne pjesen e garazhit me te interesuarit qe do te blinin.
Shqiptari u kap mat sapo doli nga banesa, nderkohe qe gruaja u ndalua pas kontrollit qe u be ne banese. Aty u gjeten enë në formën e vezëve kindër, brenda të cilave ishte fshehur lënda narkotike, gati për treg.
Policia gjeti edhe sasi erurosh ne dhomen e gjumit, te cilat dyshon se vijne pikerisht nga ky trafik.