Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish- kryeministri Sali Berisha ka folur për përmbytjet dhe i është i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën për projektin e By Passit të lumin Buna në Shkodër kur ishte në pushtet. Berisha tha se By Passi i Shkodrës nuk ishte një digë, por autostradë dhe u shndërrua në digë për të mbrojtur Shkodrën.
“O injorant, o injorant.. Digat shpëtuan Shkodrën. Pa hapjen e digave në Shkodër do ishte bërë gjëmë e madhe. By passi Shkodrës nuk është një vepër e preferueshme. By passi i Shkodrës nuk ishte një digë, por autostradë. By pasi u shndërrua në digë sepse ky ishte synimi për të mbrojtur Shkodrën. Ti nuk di të lexosh… Çështja e përmbytjeve është jetike. Do thoja një fjalë të rëndë, por janë disa zonja këtu…”.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]