Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë e kryeqytetit. Mësohet se çanta është gjetur te 21- dhjetori dhe dyshohet se brenda saj mund të ketë lëndë eksplozive. Zona ku është gjetur çanta është rrethuar nga forcat e policisë, e cila ka evakuuar të gjithë zonën.