Çdo fillim e ka një fund! 15 gusht 2014- 31 maj 2023!
Është e pamundur me i përmbledh gati 10 vite në disa rreshta, por mendoj se e keni pa të gjithë pasionin dhe dëshirën teme në çdo ndeshje të lujtun. Padiskutim mirënjohës dhe falenderues gjithmonë skuadrës të zemrës, qytetit tem dhe tifozerisë të mrekullueshme shkodrane. Largohem me kokën lart, i vetëdijshëm dhe shumë i sigurtë që për kyt fanellë dhe për kyt klub që i dhashë gjithçka nga vetja jeme.
Fanella e Vllaznisë peshon shumë, ndaj gjithë këto vite djersita me krenari dhe përkushtim për kyt fanellë dhe jo vetëm djersë, kur ishte e nevojshme dhe gjak. Shiriti i kapitenit nuk është as titull as trofe individual por është përgjegjësi e madhe dhe nder, prandaj gjithë kto vite jam perpjek që të jem një shembull si në fushë si jashtë fushës.
Të filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj të gjithë ato që më kanë qëndru afër si në të mirë si në të keq, të gjithë ato që i kam pas afër këto vite, shokët e ekipit, trajnerët, mjekët, fizioterapistët, punëtorët, drejtusat, Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut që më dha shëndet e të mira pafund. Shkodra dhe Vllaznia meritojnë shumë ma shumë dhe uroj me gjithe zemër të vijnë dita e sukseve të mëdha! /Publikuar në rrjete sociale nga Erdenis GURISHTA, futbollist i Vllaznisë/