Krerët e grupeve parlamentare të opozitës kanë depozituar në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryeprokurores Arta Marku. Në dokumentin e depozituar në organin e akuzës kërkohet që të nisë procedimi penal ndaj Arta Markut për shpërdorim detyre lidhur me rastin e Bujar Sheshit, si dhe pezullimin nga detyra të saj.