Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot për mediat se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Ndërkohë, në emisionin “Opinion” prokuroria e Përgjithshme reagoi zyrtarisht duke deklaruar se ndonëse Dako nuk është një person në hetim, veprimtaria e tij po hetohet.
Në reagimin e saj prokuroria shton më tej se, veç Dakos, po hetohet edhe veprimtari e shumë personave të tjerë dhe në fund do të vendoset nëse ka elementë të veprës penale apo jo.
“Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”, thuhet në reagimin e prokurorisë