Prokuroria e Korçës ka pushuar hetimin në lidhje me rastin e humbjes së jetës në Komisariat të Enea Ftoit. Prokurori i kësaj çështje ka deklaruar se fakti i ndodhur nuk përbën vepër penale dhe prandaj kishte vendosur që të pushonte hetimin.
Në përfundim të hetimeve, çështja do ti dërgohet gjykatës, me kërkese për pushimin e çështjes.
“Pavarësisht pretendimit të familjarëve të viktimës, mbi Enea Ftoin policia nuk ka ushtruar dhunë. 27 vjeçare vdiq për shkaqe natyrore, si pasoje e ishemisë akute të miokardit. Enea Ftoi ishte përdorues i lëndeve narkotike dhe vuante nga problemet në mushkëri. Prokuroria ka marre dëshmitë e policëve dhe disa personave të shoqëruar në Komisariatin e Korçës, në kohen kur i riu ndodhej i shoqëruar, por asnjë prej tyre nuk pohon ushtrimin e dhunës ndaj Enea Ftoit”, ka shtuar më tej në argumentimin e tij prokurori.