Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar lidhur me një deklaratë të ekspertit të Sigurisë, Ervin Karamuço, i cili tha se janë zbuluar disa video erotike, të vazjave që janë personazhe të njohur televizive.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se nuk është i vërtetë lajmi se SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar Sky ECC ku thuhej se bëhej fjalë për telefonin e Ervis Martinajt, pasi ky aplikacion nuk përdorte video.
Sipas tij, telefonat që kanë përdorur këtë aplikacion nuk mund të përdornin komunikim me video si dhe gjithashtu thotë se nuk ka mundësi që videot të kenë rrjedhur nga zyrat e SPAK apo BKH-së.
Postimi i plotë:
Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk perdorte video. Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje.
U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.
Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz.
U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.
Nje sugjerim,
se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.
Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve.
Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes.