Rasti i kéqtrájtimit të adoleshentit nga një grup policësh në kryeqytet, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
E dokumentuar e gjitha me video, ngjarja është vertetë e rëndë dhe kërkon masa të ashpra nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm e qeveria shqiptare.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka ardhur reagimi edhe i nënkryetares së PD-së Shkodër Greta Bardeli, ish- kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër.
Me një shënim në faqen e vet në Facebook, Bardeli dënon aktin e policëve, ndërsa nënvizon se me artikulimin e tij, kryeministri i vendit përçon veç ténsion, dhùnë e abùzim te vartësit e tij.
POSTIMI I PLOTË I GRETA BARDELIT
Dhúna që vjen nga gjuha e qeverisë!
I dënueshëm akti i dhúnës ndaj një djali 15- vjeçar nga efektivët e policisë!
Çfarë do mbjellësh do të korrësh!
Kryeministri që vazhdon flet për luftë, burg e ligjshmëri kànábisi, që nuk e njeh në artikulimin e tij fjalën paqe e bashkëjetesë sociale, natyrshëm që përçon veç ténsion, dhúnë e abúzim te vartësit e tij!
Keqardhje për djalin dhe të emen e tij për këtë ngjarje të rëndë!
Turp për ata policë që kanë kryer një akt të tillë të dënueshëm dhe që nuk përfaqësojnë shqiptarët, por veç shefat e tyre, cinizmin dhe arrogancën e pashoqe! /ShkodraWeb Media/