Në intervistën e tij në “Debati në Channel One” duke folur për influencën ruse në Shqipëri dhe tek opozita, ish-kryeministri Berisha ka folur dhe për kontratën e lobimit të PD, dhe akuzat që janë bërë për financime nga rusët. Po ashtu Berisha dha se Ramiz Alia dhe Kristaq Rama kanë qenë agjend rezident të KGB-së në Shqipëri.
A ka bërë përpjekje për Shqipërinë. Shtrat i ngrohte për rusofilin ka qenë Partia Socialiste. Nuk kam asgjë për të fshehur këtu, unë mund të them që Ismail Kadare, i thoshte një familjari të afërt, Sofokli Lazit që ka qenë agjent i KGB-së se dhe Kristaq Rama ishte agjent i KGB-së po ashtu dhe Ramiz Alia ka qenë një i tillë. Ata ishin pasi u shkolluan në shkolla zbulimi në Rusi.