Bujar Qamili gjatë një interviste për “Radio Shkodra” ka folur për karrierën e tij artistike, por dhe për bashkëpunimin e suksesshëm me këngëtarin e njohur Mateus Frroku. Kënga “Rrak Tak”, ishte një surprizë për publikun shqiptar dhe u shndërruar në një hit veror vitin e kaluar.
Mirëpo surpriza e vërtetë e Bujar Qamili pritet të jetë këtë verë. Ai zbuloi gjatë intervistës se së shpejti do të rikthehet më disa këngë të reja të cilat do të vijnë në bashkëpunim me një ndër moderatoret më të njohura shqiptare, Luana Vjollca.
Bujar Qamili tha se Luana i ka propozuar që të bëjnë bashkë tri këngë, të cilat pritet t’ia kalojnë suksesit të këngës “Rrak Tak”.
“Luana më ka thirrur në një drekë dhe aty më ka bërë propozimin e saj për bashkëpunimin muzikor. Do të jenë 3 këngë remix të Luanës që do ti këndojmë së bashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë përsipër gjithçka dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunime dhe aq më tepër me Luanën besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen”, është shprehur Bujar Qamili.