Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë, pak pasi pati të shtèná jashtë gardhit të ndërtesës. Trump u kthye në sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte góditùr me ármè zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dýshuari kishte qenë i àrmátòsur.
“Pati të shtèná jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një góditjè me ármé dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Tuiter, se gazetarët ndenjën në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.
“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.
Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxor nga salla e shtypit.
“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha Trump në përgjigje të njoftimeve se i dýshuari mesa duket ishte i ármàtòsur.
“Ndoshta ‘të shtènát’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.
Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtèná me àrmè zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë.
Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypit, Presidenti Trump u nxorr nga salla, pa shpjegime për ndërprerjen. Edhe Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought u nxorrën nga salla dhe dyert u kyçën.