Reagime të shumta kanë ngjallur në ShkodraWeb trajtimi i problematikave të shumta që lidhen me qarkullimin rrugor në Shkodër, paaftësinë e disa policëve, vendosjen selektive të gjobave, shkeljen e ligjit duke vendosur 2 gjoba brenda 24 orëve etj.
Tema ka rezultuar shumë sensitive, teksa janë me dhjetra komente që evidentojnë edhe raste konkrete të rryshfetit nga policët, konsumimit të alkoolit, dhënies së parave pët një vend pune, frikën e policëve nga “të fortët” e të tjerë.
ShkodraWeb do të vijojë ta trajtojë këtë tematikë të ndjeshme për qytetarët, duke i ftuar të reagojnë në rrjetet tona sociale por edhe ne whatsapp dhe viber me mesazhe në nr. +355 67 300 20 70 dhe në mail info@shkodraweb.com. Si deri më tani, garantojmë anonimatin tuaj.