Dashi
Yjet do të jenë në favorin tuaj duke ju lejuar që të shijoni çdo moment në sektorin e dashurisë. Ata që janë vetëm, do të bëjnë mirë të reflektojnë për emocionet e tyre. Në sferën profesionale, ju presin të reja të rëndësishme, por para se të pranoni, analizoni çdo detaj.
Demi
Gjatë kësaj dite, disa nga të lindurit e kësaj shenje do të jetojnë pasione të veçanta dhe energji unike, në gjendje që ta bëjnë këtë të hënë vërtetë të shkëlqyer. Mbajini hapur dyert e zemrës, nëse jeni në çift.
Binjakët
Në sajë të ndikimit të Hënës, raporti juaj në çift do të jetë i shkëlqyer. Mundohuni që të dialogoni, për të forcuar më shumë raportin tuaj.
Gaforrja
Hëna e pranishme në shenjën tuaj, do të turbullojë ëndrrat, shpresat dhe pasionin. Gjatë kësaj dite sfera e dashurisë do të jetë shumë e mirë. Nëse në punë jeni në një fazë të komplikuar ndryshimi, roli që do të merrni do ju mbushë me kënaqësi.
Luani
Mos u tensiononi përballë situatave që nuk janë ideale. Në dashuri duhet të ruani gjithmonë ekuilibrin. Ata që janë vetëm, mund të përjetojnë momente të çuditshme pasioni.
Virgjëresha
Në punë, mos u mbingarkoni me përgjegjësi, pasi nuk do mund të arrini të çoni asgjë deri në fund. Kërkoni ndihmë nga të tjerët aty ku ndjeni vwshtirwsi. Nw dashuri ccdo gjw do tw ecw mirw.
Peshorja
Duhet ti kushtoni më shumë kohë personit që doni, pasi angazhimet e kohëve të fundit nuk iu kanë lejuar. Herë pas here, keni nevojë për një pushim.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do të keni pasiguri lidhur me një lidhje dashurie të cilën vijoni ta zvarrisni. Reflektoni lidhur me situatën tuaj dhe merrni vendimet e duhura. Ata që janë vetëm, duhet të kontrollojnë xhelozinë e tyre.
Shigjetari
Yjet ju këshillojnë që ta nisni javën, pa u përfshirë nga ankthi lidhur me çështjet e dashurisë. Përqendrohuni vetëm tek gjërat praktike. Sa i takon punës do të jetë një ditë pozitive.
Bricjapi
Keni nevojë për të besuar në diçka të re, për të mposhtur pasiguritë dhe frikën që ju ka pushtuar. Fatmirësisht, momentalisht fusha e ndjenjave ju buzëqesh. Një person do të mbështesë nismat tuaja në punë dhe më në fund do të keni hapësirën aq shumë të kërkuar.
Ujori
Diçka ju pengon të veproni me spontanitet. Lërini thashethemet e njerëzve ziliqarë dhe shijojeni maksimalisht jetën tuaj private. Do të jetë një e hënë shumë e qetë për ata që janë vetëm,
Peshqit
Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me dashurinë. Reflektoni lidhur me gabimet tuaja dhe mos ua hidhni fajin të tjerëve, nëse gjërat në jetën tuaj private nuk shkojnë mirë.