Kur kanë kaluar tashmë 3 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe pasi Bashkia Tiranë fitoi betejën gjyqësore, ka nisur puna për hapjen e themeleve, për ndërtimin e Teatrit të Ri. Makineritë e rënda kanë nisur te hapin gropen e themeleve te godines se re të Teatrit Kombetar.
Projekti i Teatrit të ri është ideuar dhe konceptuar nga arkitekti Bjarke Ingels.
Sipas këtij projekti, Teatri i Ri do të ketë një skenë prej 630 metra katrorë dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.
Ndërsa, për artistët do të jetë në dispozicion edhe një hapësirë prej 200 metra katrorë, që do përdoret si sallë ndërrimi, një tjetër sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë e gjelbërt.
Krahas kësaj hapësire, në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike në projekt po ashtu parashikohet edhe një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike depo dekori, sallë teknikësh, etj.
Përveç sallave për shfaqje, një pjesë e këtij projekti lë hapësirë edhe për disa salla kursesh, për të apasionuarit.