Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pritet te zgjedhe sot kryetarin e ri. Pas terheqjes nga gara te kreut aktual te komunitetit, sot ka njoftuar terheqjen nga gara edhe Myftiu i Kukesit. Kujtojme se vetem nje dite me pare, u terhoq nga gara per nje mandat te dyte, kreu aktual i Komunitetit, Skënder Bruçaj.
Pas lajmit per kete terheqje pati akuza te forta nga ana e demokratit Genc Pollo per nje preson kuisling te qeverise, nderkohe qe me pare edhe Ervin Salianji kishte bere akuza per presion ne kete gare.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.
Zgjedhja do te behet me vote te fshehte nga ana e 35 myftinjve, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile.
Reagimi i Pollos
Presion kuisling i qeverisë mbi Komunitetin Mysliman. Duan të eliminojnë ata që nuk kontrollojnë. Për t’a servirur kokën e KMSh në sini të argjendtë. Uroj që asambleja e myftinjve shqiptarë të ruajë dinjitetin, orientimin e të refuzojë cdo kalë troje.
Reagimi i Salianjit
Dje Ervin Salianji, akuzoi Ramën se kërkon të fusë nën ndikimin e saj KMSH.
“Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartazi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare! Populli thotë vesi del me shpirti”, u shpreh Salianji.