Sali Berisha nuk mund te heshte me! Perballe gazetarit Cim Peka, i pozicionuar nder kritiket e Bashes pas humbjes katastrofike te zgjedhjeve te 25 qershorit, ish- kreu demokrat nuk ka kursyer sulmet ndaj Bashes. Sulme, sepse nuk jane kritika ne fakt. Akuzat jane nder me te renda, sidomos per nje individ qe kerkon staturen e liderit ne nje subjekt te madh politik si PD. Basha akuzohet se nuk ka ditur te ndertoje staf rrotull vetes. Berisha ja ka thene qarte se “keshilltaret i ka dizaster”. Keshilltaret jane ata, pas orientimit te te cileve, nje lider flet, leviz vendos. Me pak fjale, Berisha ka shumezuar me zero krejt mandatin e pare si kryetar te Bashes. Akuzat vijojne e ashpersohen ne fakt, sipas asaj qe raportojne mediat nga intervista e Barishes me Peken qe pritet te transmetohet. “Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s’do e bëja kurrë atë listë” citohet te jete pergjigjur Berisha ndaj pyetjeve te gazetarit. Sipas gjasave ish- kryeministri democrat eshte ndjere keq me grupin actual, te pakten ne keto séance te para te Kuvendit, por edhe me qendrimin e Lulzim Bashes, i cili jo vetem qe nuk ishte shume aktiv, por edhe jo shume i pranishem gjate punimeve. Pa me te voglin dyshim, Berisha ka ndjere mungesen e Topallit, Patozit por edhe Bregut. Nese e para eshte nje qendrestare historike e PD-se prej mese 20 vitesh- krahu i djathte i Berishes, dy te tjeret jane prurje te ish- liderit demokrat: Patozi nga PD-ja dhe Bragu nga KOP. Mesazhi i Berishes eshte i qarte jo vetem per Bashen, por te gjithe ata qe kane sy e veshe.
Mbeshtetja publike dhe jopublike i hiqet Bashes nga Berisha ne momentin kur i pari deklaroi edhe “vdekjen e marreveshjes me Ramen”. Eshte nje moment kritik, kur pervec heqjes se ures se mundshme te bashkepunimit me Kryeministrin e vendit, Bashes nisin “ti hiqen tullat” edhe nga brenda PD-se dhe madje, permes vete liderit historik demokrat. Nuk eshte veshtire te hamendesohet se Basha ndjehet keq, ndoshta jo ne mes te kater rrugeve, sespe mendon mbeshtetjen qe i vjen nga te zgjedhurit e tij ne Grupin Parlamentar. Por ne cdo moment, Kuvendi Kombetar, Keshilli Kombetar qe jane institucionet me te rendesishme politike, prevalojne mbi grupin e madje edhe mi Kryesine qe mund te jete totalisht e tij. Nje nga arsyet e sulmit te hapur te Berishes, mund te jete pikerisht edhe ristrukturimi i organeve te PD-se. Nuk eshet cudi qe ti kerkohet Bashes rikthimi ne forumin ekzekutiv me te larte te partise i “senatoreve”. E perballe Berishes, Basha e ka praktikisht te pamundur te refuzoje.
Mbeshtetja e Berishes per Bashen ka nisur me zgjedhjet e tij ne krye te PD-se para 4 viteve, kur PD vinte nga nje humbje- me shume per shkak konsumimi. Por humbja e sivjetshme nuk eshte kaperdire jo vetem nga Berisha, por as shumica e antaresise demokrate. Ish- lideri duket se behet pikerisht zedhenes i kesaj baze, por “bashkohet” edhe me kritiket e Bashes para dhe pas zgjedhjeve te 25 qershorit. Me kritikat e tij, ai i jep te drejte Topallit, Imamit, Patozit, Selamit humbes ne garen me Bashen e dhjetra e qindra te tjereve ne PD. Deklarimet e Berishes jo vetem do i japin hov linjes kritike te Bashes ne PD, por edhe do te orientojne bazen demokrate, e cila per hir te se vertetes ishte e coroditur gjate dhe pas fushates.
Eshte shpejt te thuhet se po nis renia e yllit te Bashes ne krye te PD-se. Eshte shume shpejt te arrihet ne konkluzionin se Basha po paguan “haracin” e marreveshjes se 17- 18 majit me Ramen. Eshte heret te mendohet menjanimi i Bashes nga vendimarrjet e rendesishme te GP te PD-se. Por nje gje besoj eshte e sigurte: Berisha ka nisur ta leshoje, mbase duke i hequr nga nje “tulle”. Sot u hoq “tulla” e pare. Efekti dhe synimi i sulmit te Berishes ndaj Bashes do te ndjehet ne momentin e rinovimit te strukturave te PD-se. Duket e pabasueshme, por mbase do te jemi deshmitare te nje perballjeje politike brenda PD-se Basha- Berisha, meqenese i pari ndjehet i fuqishem me grupin e tij parlamentar por edhe mandatin 4- vjecar ne krye te partise me “nje antar, nje vote”. Por Berisha ne fjalen e tij ne Kuvend, ka zbuluar edhe nje detaj jo te parendesishem, qe ne fakt u cek edhe gjate diteve te “cadres se lirise”. Lideri i PD-se eshte kercenuar nga elemente kriminale dhe mesa duket, nen presionin e tyre pranoi marreveshjen me Ramen dhe daljen nga cadra duke sjelle vec te tjerave, humbjen katastrofike te PD-se ne zgjedhje. Nese Berisha eshte i bindur se Basha “ha presion”, atehere krisja e marredhenieve ne mes tyre eshte e pashmangshme. Sic ndodh rendom, mund te kete edhe “ngrirje” ne mes tyre. Nga sot, Basha ka marre nje godtje te forte. A do ta inkasoje, sic thuhet me gjuhen e boksit? A do te kunderpergjigjet? A po luhet ndonje loje e padukshme ne prapaskene me Ramen dhe me deputetet e PD-se- mbeshtetes te Bashes? Kjo mbetet per tu pare. Por nje gje eshte e sigurte: Berisha ka informacion! Koha ka treguar se ka me shume se institucionet shteterore dhe para te gjitheve. E nuk duhet harruar se tashme ne presidence eshte edhe Ilir Meta! Gjerat duket se lidhen….