Tri ngjarje të rënda janë regjistruar orët e fundit në rajonin e Shkodrës. Sipas njoftimeve të policisë, një prind 71- vjeçar ka denoncuar largimin e djalit 30- vjeçar. Po dje, një shtetas 22- vjeçar nga një lagje e qytetit ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë fostoksinë. Ndërsa në Malësinë e Madhe, një 38- vjeçar ka tentuar vetëvarjen në rrethana të paqarta. Më poshtë, njoftimet zyrtare të policisë për tre ngjarjet e rënda.
“Më datë 09.05.2018, shtetasi Z.V, vjeç 71, banues në fshatin Gruda Re, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa djali, E.V, vjeç 30. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.
Më datë 09.05.2018, në banesë, në lagjen “Vasil Shanto”, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi A.C, vjeç 22, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 09.05.2018, në fshatin Pjetërshan, në banesën e tij, në gjendje depresioni, ka tentuar të vetëvaret shtetasi R.V, vjeç 38, i cili pas ndihmës dhe mjekimit të marrë në spital, është larguar në banesë. Neni 99 i Kodit Penal.”