Sot pritej një takim tjetër mes trajnerit Thomas Brdariç dhe drejtuesve të Vllaznisë, por tekniku mësohet se është nisur drejt Gjermanisë. Sipas burimeve trajneri Brdariç thuhet se është larguar për arsye dokumentacioni por është ende e paqartë nëse kjo është arsyeja e vërtetë.
Brdariç sipas burimeve pritet që të vijë sërish ditën e shtunë në Shkodër për të përfunduar bisedën me drejtuesit e Vllaznisë nëse do vijojë apo jo të jetë ai trajneri i kuqebluve. Brdariç ka prerë biletën në orët e para të mëngjesit dhe është nisur drejt Gjermanisë.
Në takimin e mbrëmshëm me drejtuesit e Vllaznisë Brdariç nuk ka rënë përfundimisht dakord duke u ndalur në dy pika, e para është pagesat e prapambetura dhe e dyta janë lojtarët për pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe ka kërkuar fusha për stërvitje me standardet e duhura.
Largimi i Brdariç drejt Gjermanisë ishte i papritur dhe tashmë nuk dihet nëse ai do të kthehet serish apo jo edhe pse në fakt në Shkodër e presin për të përmbyllur bisedën. Mbrëmë Brdariç u shpreh se e përgjithshmja duket mirë, por kanë mbetur dy pika pa u zgjidhur dhe krejt papritur sot në mëngjes është nisur drejt Gjermanisë edhe pse pritej një takim ditën e sotme në Shkodër për te vendosur përfundimisht.
Brdariç ka disa oferta të majme dhe kjo është arsyeja që ende nuk ka vendosur për të vijuar ose jo ne Shkodër. Tashmë duhet të presin ditën e shtunë për të parë se çfarë do të ndodhë. /Nga Admir URUÇI/