Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dosjen e Prokurorisë për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në hotelin “Gloria”, në Qerret të Kavajës.
DOSJA E PROKURORISË
Më datë 15.10 rreth orës 22.10 është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë në Hotel Gloria Palace, në ambjentet e SPA-së janë gjendur 4 persona pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi I hetimor dhe nën drejtimin e prokurorit janë kryer veprimet e para hetimore ku rezultoi se shtetasit rus: Sergei Burenkov, 60 vjec, Natalia Burenkova, 58 vjece, Ekatetina Burenkova 31 vjece dhe Nikita Belousov, 37 vjec të akomoduar me pushime në hotel, që më datë 10 tetor 2021 janë gjendur pa shenja jete në ambjentet e SPA-së nga personeli i hotelit rreth orës 22.00 datë 15.10.2021. Nga kqyrja e jashtme e kufomave nuk u konstatuan shenja dhune. Keta shtetas në orën 10.07 datë 15.10.2021 kanë dalë nga pika kufitare e Qafe Thanës dhe janë kthyer në orën 17.07 datë 15.10.2021 nga pika kufitare Tushemisht. Rreth orës 20.00 janë kthyer në hotel ku dhe kanë prenotuar ambjentet e SPA-së. Kufomat janë trasportuar në morgun e QSU, Tiranë ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Nga verefikimet e kryera rezultojnë se viktimat janë në marrëdhënie të posacme mes tyre, dy prindër, vajza dhe dhëndërri i tyre. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se: Kufomat u gjetën në katin perdhe (kati 0) të godinës së hotelit ku në anën verioe të këtij kati ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambjent me permasa 22.2 -8.4 m, në qendër të të cilit ndodhet pishina me përmasa 11.5 x 6.5 m me volum 60m3uji. Në skajin veri perëndimor të këtij ambjenti gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e kqyrjes rezulton në punë dhe në pultin e saj lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celcius. Përreth perimetrit të pishinës gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike me ngjyrë të bardhë.
Në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe gjendet e shtrirë në mënyrë të crregullt kufoma e një shtetasi mashkul i identifikuar më pas si ajo e shtetasit Sergei Burenkov. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj gjenden pranë njëri-tjetrit dy kufoma të tjera një mashkull dhe një femër e identifikuar si Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov dhe këto dy kufoma të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit gjendet e shtrirë dhe pa asnjë jete në shezllon kufoma e shtetases Ekaterina Burenkova.
Nga kqyrja me sy të lirë tek asnjëra nga kufomat nuk u vërejtën dëmtime trupore. Nga ky ambjent u morën në cilësonë e provave materiale dy telefona cellular të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën conform procedurave standarte për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml. Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që pëdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës, kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml seicila një prej analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzanimime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.
Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku nga kqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambjentet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike. /BalkanWeb/