Gjykata e Lartë ka vendosur që Gjykata e Korçës mund të shqyrtojë kërkesën e Myrteza (Zani) Çaushit, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, i kishte bërë kërkesë Gjykatës së Lartë për ulje dënimi. Kjo është e disata herë që ai ka paraqitur në Gjykatën kërkesën për lirimin nga burgu.
Ai kundërshton disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit.
Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.
Sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht.