Vllaznia e femrave është mposhtur me rezultatin e thellë 8-0 në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kampioneve në transfertën në Londër përballë Çelsit.
Ka qenë një ndeshje pa shumë histori për skuadrën shkodrane e cila është dominuar plotësisht nga ekipi vendas që krijoi një mori rastesh për të shënuar dhe çoi 8 herë topin në rrjetë.
Kështu, pas dy ndeshjeve të para. Vllaznia e sheh veten në vendin e fundit në grup me 0 pikë e 10 gola të pësuar.
ÇELSI-VLLAZNIA 8-0
10′, 36′, 60′ Kerr, 37′, 72′, 88′ Harder, 57′ Eriksen, 76′ Svitkova