Ndodh edhe kështu. Një “bluzë e bardhë” e spitalit të Durrësit është goditur me tullë në kokë, pasi ndërhyri për të shuar një grindje. Sipas të dhënave paraprake mësohet se mjeku kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona që po ziheshin në ambjentet e spitalit. Mjeku ka marrë lëndime në kokë ndërsa është dukë iu dhënë ndihma e nevojshme. Policia ka shoqëruar dy personat e përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit.