Sezoni turistik në Shqipëri, vjen gjithmonë edhe me një rritje absurde çmimesh. Lajmet për fatura të kripura, dhe jashtë normales jemi mësuar ti shohim nga jugu i vendit, ku një makiato kushtonte 180 lekë të reja në Livadh të Himarës, apo kur të gjithë u habitën me omletën që kushtonte 900 lekë të reja, në një prej lokaleve të njohura në Dhërmi.
Por mesa duket edhe në qytetin e Durrësit ka pasur pronarë lokalesh që janë tunduar nga rritja e çmimeve. Nëse një makiato ka mesatarisht një çmim prej 80 lekësh, në një prej bareve të qytetit të Durrësit ajo kushton 220 lekë.
Faturën e ka bërë publike “JOQ”, ndërsa komentet e qytetarëve kanë qenë të shumta. Kujdes, këtë sezon kafeja e sidomos makiatoja ju dëmtojnë rëndë…xhepin!