“Burgu mund të dëmtojë karrierën e saj, ajo është e lirë”. Ky ka qenë vendimi i gjykatësit, Jan Pringle për studenten e mjekësisë Lavinia Woodward.
24-vjecarja nga Britania e Madhe ishte nën arrest sepse kishte qëlluar me thikë në këmbë të dashurin e saj pas një sherri mes tyre. Sipas Daily Mail 24-vjecarja në momentin që ka kryer krimin ishte nën efektin e drogës dhe e dehur por për gjykatësin këto nuk kishin aspak rëndësi.
Për të “ajo ishte tepër inteligjente për të përfunduar pas hekurave. Ajo ka një talent të jashtëzakonshëm, burgu mund të dëmtojë përgjithmonë të ardhmen e saj”- kishte thë ai pra gjykatës.
Në fillim u dënua me 10 muaj burg gjë që më vonë u pezullua sepse sipas gjykatësve ajo kishte shfaqur shenja pendese dhe kishte pranuar krimin.
Pasi u dha vendimi për të qenë e lirë, Lavinia shpërtheu në lot para gjytakësve. Ajo mund të rrezikonte 5 vjet burg. Lavinia kishte mbaruar universitetin për mjekësi dhe vazhdon masterin për kardiokirurge në Oxford.