Danimarka do të jetë vendi i ardhshëm europian që do të kufizojë burkën dhe niqāb-in/mbuloja e fytyrës, veshje që përdoren nga gratë myslimane, pasi shumica e partive në parlamentin danez mbështetën njëzëri ndalimin për mbulimin e fytyrës.
Veshjet e plota dhe të pjesshme të fytyrës si burkat dhe niqabët kanë ndarë Europën në dy krahë, duke vendosur avokatë të lirisë fetare ndaj laikëve dhe atyre që argumentojnë se rrobat e tilla janë krejtësisht të huaja ose simbol i shtypjes së grave.
Niqab mbulon gjithçka, përveç syve, ndërsa burka mbulon edhe sytë me një mbulesë transparente. Franca, Belgjika, Hollanda, Bullgaria dhe shteti gjerman i Bavarisë kanë imponuar disa kufizime në mbajtjen e mbulesave të fytyrës në vende publike.
Zëdhënësi i Partisë Librale, Jacob Ellemann-Jensen, u tha gazetarëve: “Kjo nuk është një ndalim për veshjet fetare, kjo është një ndalim për maskimin.”
Sipas studiuesve në Danimarkë janë rreth 200 gra që veshin burka dhe niqab. Ndërsa ministri i Jashtëm Anders Samuelsen në një postim në Facebook ka shkruar:
“Kështu është, ndalimi i maskimit do të vijë edhe në Danimarkë.”
Ndërsa qeveria norvegjeze e ka propozuar këtë qershor ndalimin e burkës në shkolla dhe universitete. /Daily Mail/