Pak pas mesnate, gëzimi dhe hareja e një dasme në qytetin juglindor të Korçës janë prishur nga një ngjarje e rëndë.
Njërit prej dasmorëve, i ka rënë të fikët në mes të dasmës dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Korçës.
Policia e Korçës bën me dije se viktima ishte rreth 40-vjeç, ndërsa nuk dihet lidhja që kishte me çiftin që martohej mbrëmë.
Këtij të fundit iu dha ndihma e menjëhershme dhe u transportua drejt spitalit të qytetit, por s’mundi të mbijetonte. Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak. /balkanweb/