Mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” është disktuar edhe një herë për debatin që ka më shumë se një javë që po diskutohet, pikërisht për pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve të LGBT, të cilët shkuan në disa gjimnaze në kryeqytet për të folur për bullizmin.
Ndër të ftuarit ishte edhe politikani Nard Ndoka, e teksa është pyetur për këtë debat, ai është shprehur se pas të gjithë kësaj zhurme fshihet qeveria, e cila ka “sponsorizua ketë debat”.
“Problemi është që ne kemi një qeveri LGBT, që sponsorizon një debat të tillë. Kjo është dora e qeverisë, prandaj nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre. Mbi këtë çështje është shkelur ligji shqiptar që është implementuar në Parlament, që nuk është marrë leje nga prindi për këtë aktivitet”, ka thënë Ndoka duke ngjallur reagim të menjëhershëm nga përfaqësueset e LGBT.