Disa ditë më parë, në media bëri bujë një lajm për një shqiptar nga Shkodra, i cili rrezikonte dëbimin nga Anglia për shkak të disa fotove të publikuara. Shpresat që ai ti shpëtonte dëbimit, ishin të pakta edhe pse në Angli kishte ndërtuar familjen dhe kishte edhe dy vajza me bashkëshorten angleze. Lajmet që vijnë nga mediat angleze, thonë se gjithçka është vendosur për shqiptarin nga Shkodra, i cili pritet të kthehet në vendlindje shumë shpejt.
Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë dëbuar shqiptarin, Ardian Rragami, i cili disa ditë më parë tmerroi qytetarët anglezë. Ai i vuri thikën në fyt gruas së tij, ndërsa pamjet bënë xhiron e mediave angleze.
Përpjekjet e tij për të qëndruar në Angli tashmë kanë marrë fund. Shqiptari tentoi të mbrohej nga deportimi me pretendimin se një veprim i tillë, do ta ndante atë përgjithmonë nga familja, por autoritete nuk kanë pranuar kërkesën e Rragamit.
Mediat angleze kanë raportuar se ai ka hyrë në tokën angleze me emër fals të një kosovari, pasi kishte ekzekutuar të afërmin në një lokal në Shkodër në vitin ’98. Ai u dënua me 15 vite burg në vitin 2000, por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të dhënë.
Ardian Rragami kaloi sërish kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex së bashku me gruan britanike, Chrysoulla Michaels e dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.