Policia e Fierit ka dhënë informacion për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një mjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV ka shpërthyer me eksploziv. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit Ervin Memo, 38 vjeç, banues në lagjen “29 Nentori”, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Informacion paraprak:
Në datën 21.04.2018, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” ka shpërthyer mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.
Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.