Fatmir Xhafaj thotë se grupi i shkatërruar nga operacioni “Oaz” i Policisë së Shtetit, kishte influencë në radhët e politikës gjë e cila iu ka siguruar atyre paprekshmërinë. Sipas tij, ky grup kishte ndikim të theksuar edhe në radhët e Policisë së Shtetit. I ftuar në Real Story të Sokol Ballës, Xhafaj tha se “ky grup ka pasur influencë shtetëtore madje edhe në polici”.
Ministri falënderoi prokurorët e çështjes pasi sipas tij kanë qenë mes dy zjarresh “presionin nga këto grupe dhe sulmet e opozitës”.
“Është anormale që në momentin që në kryesojmë një operacion për të goditur krimin, mesazhi i parë i shkojnë njerëzve me influence ne politike. Duheshin hetime e përgjime të tëra për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj.”.
Ministri i Brendshëm tha se janë 9 grupe kriminale të goditura në vitin e fundit, ndërsa paralajmëroi aksione të tjera për goditjen e grupeve kriminale.