Është zbuluar pasuria e rektorëve të universiteteve publike në vend. Nga dekaratat që kanë bërë në bazë të ligjit në ILDKPI, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës rezulton ndë më “të varfërit”, nëse mund të përdorim këtë term. Adem Bekteshi rezulton pronar i vetëm dy banesave. Një banesë e blerë në vitin 2002 me vlerë vetëm 20 milion lekë të vjetra. Banesa tjetër, e cila nuk ka vitin e blerjes, i ka kushtuar rektorit 44.2 milion lekë. Në të dy rastet, lekët janë të vjetra. Po të ndalesh tek çmimet për metër katror, Bekteshi ka qenë vertetë fatlum. Në rastin e parë, ai ka blerë një banesë 73 metër katror, me çmimim “badihava” më pak se 274 mijë lekë për metër katror. Banesa e dytë i ka kushtuar më shtrenjtë, por përsëri 75 metër katror janë blerë vetëm 589 mijë lekë për metër katror. Çmimet reale të banesave, në tregun e Shkodrës janë shumë më të larta, por Ademi ka patur fat duke kapur “oferta” sipas gjasave. Interesante do të ishte të dihej burimi i të ardhurave, sepse dy banesat në total arrijnë një vlerë 64.2 milion lekë të vjetra, një shumë jo e vogël për një pedagog universiteti.
Shpenzimeve më sipër i duhet shtuar edhe vlera e një makine 2.5 milion lekë dhe një makinë tjetër me vlerë 16 300 euro (20 milion lekë) si dhe 7 milion lekë mobilim. Me një përllogaritje të thjeshtë, në rreth 15 vjet rektori Bekteshi rezulton të ketë shpenzuar 95 milion lekë për banesa, makina e mobilim, me një mesatare mbi 6 milion lekë në vit të ardhura të kursyera vetëm për këto blerje.
Por në deklarimin e pasurisë, rektori Bekteshi thotë se ka marrë hua 38 milion lekë të vjetra nga vëllai. Nuk saktësohet arsyeja e borxhit të marrë, por nëse është përdorur për blerjet e deklaruara më sipër, atëherë rektori i Shkodrës kursen shumë dhe bën një jetë modeste. /ShkodraWeb/