Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta organizoi sot një takim pune me Ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z.Luigi Soreca.
Presidenti Meta falenderoi për asistencën që BE dhe vendet anëtare kanë dhënë për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Kreu i Shtetit ripërsëriti mirënjohjen për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshëm të tensionit shoqëror dhe politik në vend.
Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësimin se shkàtërrimi i dhúñshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporcionale e policisë ndaj qytetarëve, që trónditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit.
Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe pse në kushtet e thýerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve.
Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen për çdo aktor institucional për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioriteteve të BE që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit. /Njoftim për mediat i Institucionit të Presidentit të Republikës/