Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një konflikt mes disa shtetasve të mitur, në vendin e quajtur “Stadiumi”, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 14 vjeç, banues në Shkodër.
2 shtetasit e mitur të cilët dyshohet se i dëmtoi me mjet prerës, 14-vjeçari, gjatë konfliktit për motive të dobëta, morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 16 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. N., 53 vjeç, banues në fshatin Mirditë, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.