Një ngjarje që ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave, është bërë publike ditën e sotme. Një student ka denoncuar atë që ka ndodhur një ditë më parë me katër protestues të cilët janë vënë në pranga. Studenti ka kërkuar që në orën 17:00 të bashkohen edhe qytetarët në protestën e tyre.
“Dje në mbrëmje ka ndodhur ajo që pritej prej shumë ditësh, policia ka marrë 4 protestues. Madje, dy prej tyre janë dhunuar. Një gazetar që ndodhej këtu tek ne ju sekuestrua telefoni dhe ju fshinë videot.
Në një moment që unë ndodhesha në studion e zotit Zheji, këtu kishin ardhur disa persona që flisnin në emër të studentëve dhe thoshin që protesta ka mbaruar. Unë do të vijoj protestën.
Sot në orën 17 i bëj thirrje të vinë të na bashkohen. O do shuhen këta, o do shuhemi ne. Ne do të qëndrojmë deri në plotësimin e kërkesave. Kush do të shkojë të bëjë pushim.
Një pjesë e mirë e studentëve janë të lodhur nga një protestë e gjatë, një pjesë i janë drejtuar familjeve, kështu që ne kemi vendosur ta mbyllim për momentin, por jo të mbyllim kauzën. Kauza është për gjithë studentët dhe për gjithë qytetarët”, tha ai.