Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet mesazhit të një policia nga komisariati i Shkodrës thuhet se drejtori i kësaj policie Niko Brahimaj dhe nën drejtori Skënder Hital janë përfshirë në sherr për të ndarë paratë që vijnë nga ryshfeti i kamionëve me dru. Polici “dixhital” shkruan se janë rreth 1 milion lekë të vjetra në ditë që ndahen midis tyre, para që merret nga rreth 20 kamionë me dru.
Postimi i plotë i Berishës:
N.arkodrejtor Niko Brahimaj dhe n.arkonendrejtori i tij, per ryshfete hiqen ne alltia! Ata ndajne çdo dite 1 milione lek ryshfete nga kamionet me trupa, akuzon polici dixhital! Lexoni mesazhin e tij. sb
Pershendetje z.Berisha
Jam nje punonjes i policise shkoder,ne shkoder ka plas sherri midis drejtorit Niko Brahimaj dhe nen Drejtorit Skender Hita te dy kan nxjerr a.rmet dhe sherri per kete eshte qe nendrejtori nuk ka dorezu te gjitha leket e kamionave te te druve qe çdo dite kalojn 20 kamion me trupa dhe te dy bashk çdo dite ndajn 1 milion lek te vjetra. Kjo eshte policia krimit,te lutem anonim tek juve eshte shpresa e fundit.