Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan për një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit. Sipas mesazhit të publikuar prej tij më datë 18 gusht dy persona kanë organizuar një pritë ndaj djalit të deputetit, Spartak Braho në hyrje të pallatit.
Sipas mesazhdërguesit, ngjarja ka ndodhur me 18 gusht në Durrës dhe pas saj, djali i deputetit lëviz i shoqëruar nga policia. Ish- kryeministri Berisha pretendon në postimin e tij se ngjarja në fjalë është mbajtur e fshehtë qëllimisht nga ana e policisë. Më poshtë, postimi i plotë i Berishës.
Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos Policia fsheh ngjarjen! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per v.rasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!