Shkruan ne Facebook kryetari i PD-se Lulzim Basha: “Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges:
“Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres.
Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit .
Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.
Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.
Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.
Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.
Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”. /ShkodraWeb/