Punëtorët e Autoritetetit Rrugor Shqiptar kanë dy muaj pa marë rrogat. Ky denoncim është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook. Sipas denoncuesit, shkak për këtë gjë është bërë shkarkimi i shefes së financave. Ndër të tjera ai shton se askush nuk mban përgjegjësi për këtë situatë. Më tej denoncuesi ka thënë se ky vetëm shtet nuk mund të quhet.
Postimi i plotë
Pershendetje Doktor! Te lutem shume dua te bej nje denoncim ,te drejtoria rajonale e autoritetit rrugor shqiptar ka dy muaj pa rroga sepse kane shkarkuar shefen e finances dhe askush smban pergjegjesi per kete situate. Vetm shtet nuk mund te quhet ky. Nese do e beje publike e do e ngrije si problem do ju isha mirnjohes. Vetem anonim nr se na marrin ne qaf keto. Te pershendes