Pushohet nga puna pse nuk i bën “like” në Facebook kryetarit të emëruar të bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Ky është denoncimi i mbërritur në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.
“Po shkarkojnë njerëzit e po i lenë pa bukë veçse nuk i bëjnë like kryetarit të Bashkisë ose nuk votojnë në sondazhet online të cilet zhvillohen në facebook”, – shkruan ndër të tjera qytetari në denoncimin e tij.
Sipas tij, mes të shkarkuarve është edhe djali i heroit të demokracisë, Qazim Karriqi.
“Akte kr.iminele te na.rkokryetarit monist te Kavajes! Ky na.rkobandit shkarkon nga puna dhe ju pret buken e gojes punonjesve qe nuk i bejne Like ne FB. Ky horr shkarkoi nga puna edhe te birin e heroit te demokracise, Qazim Karriqi. Keta te pafytyre sapo shkarkuan Durim Kapedanin vetem se votoi online per nje kandidat te PD! Keto veprime kr.iminale jane kushtrim per mbare shqiptaret ti shporrim nje minute e me pare monistet me ne krye monstren kombetare Edvin Kristaq Hajdutin!”– shkruan Berisha që publikon edhe mesazhin.
“I nderuar doktor Berisha,sonte po ju shkruaj i revoltuar pa mase nga ajo qe po ndodh ne Bashkine e Kavajes! Po shkarkojne njerezit e po i lene pa buke veçse nuk i bejne like kryetarit te Bashkise ose nuk votojne ne sondazhet online te cilet zhvillohen ne facebook.
Ju kam sjell kete foto me sms te punojesve qe denoncojne kercenimet dhe shantazhet por ua kam fshir emrat pasi nuk dua ti marr ne qafe ata nevojtare qe mbajne familjen me ato rroga.Anash mesazheve te kam sjell edhe foton e Qazim Kariqit, njeriut qe udhehoqi protestat anti komuniste qe para 89 ne Kavaje dhe njeriu qe kurre nuk ju drodh qerpiku nga diktatura e eger qe nuk kursente as femijet e asaj kohe.
I pari dhe i vetmi qe shante Enver Hoxhen rrugeve te Kavajes kur te tjeret kishin frike ta shanin ne enderr. Djali i Qazim Kariqit deshmorit te Demokracise, Amarildo Kariqi u shkarkua para pak ditesh me motivacionin “Nuk i ke bere like kryetar Redit ne facebook ndaj dhe skam cte bej je i shkarkuar me urdher nga lart” ishin keto fjalet e drejtoreshes se tatimeve Mirela Caushi ne Bashkine Kavaje.
Pergjegjsi i Administrates Denis Haveriku shantazhon dhe kercenon burra e gra pa meshire duke u thene ti bejne like kryetarit ne facebook dhe kush nuk ka facebook te vetin,te hapi nje fallso dhe emrin ta lere te zyra e tij pasi do te vezhgohet.
Po hiqen nga puna njerez qe jane pa buke ne shtepi dhe njerez qe kane mbi 20 vite eksperience pune vetem se jane me PD. Keta palaço skan as din e as iman!
A ja vlen more doktor buka e gojes se nje nevojtari sa nje LIKE ne facebook? Ne Rilindjen e horrave te Bashkise se Kavajes PO????
Ju lutem prijuni njerezve dhe na mbeshtet sepse po biem ne nje humnere qe vetem Zoti na shpeton. Doktor Shqiptaret po vuajn!
Sapo shkarkuan nje tjeter qytetar sot sepse votoi eksponentin e PD ne sondazhin online. Quhet Durim Kapidani dhe punonte ne ndermarrjen e elektrikut Kavaje!”, përfundon mesazhi.