Pavarësisht se secili prej deputetëve kishte mundësinë e zgjedhjes së 3 kandidatëve të ndryshëm, shumë prej socialistëve kanë qenë në një mendje, pasi numri i kandidatëve i dalë prej tyre ka qenë 67.
Burime bëjnë me dije, se pas hapjes së zarfave që hodhën dje deputetët në kuti, rezultoi se propozimet për presidentin e ri përfshinin 67 emra, çka do të thotë se një pjesë e mirë e socialistëve kanë shkruar të njëjtët kandidatë.
Në mbledhjen e djeshme që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit, të drejtën e votës e kishin dhe ministrat që nuk kanë një mandat deputeti.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se fokusi i socialistëve është që të gjejnë një president normal, në ndryshim nga Ilir Meta, që sipas tij, është më skandalozi që Shqipëria ka pasur.