Shkruan ne Facebook deputetja e PD-se Mimoza Hajdarmataj: “Nëpër ambasada paskemi patur njerëz të leshtë, që për 4 vjet të qeverisë Rama 1 kanë bërë vetëm vrima në ujë!!!! Nëpër spitale dhe ambulanca paskemi patur njerëz të pisët, që veç kanë abuzuar dhe në 4 vitet e drejtimit të tyre ia kanë “nxirë” faqen kryeministrit. Sa të korruptuar paskan qënë dhe ai nuk e ka ditur!!!!
Lere pastaj drejtuesit e tjerë të administratës shtetërore( të pjesës së tepsisë që i takonte LSI), pupupu çfarë matrapazësh e pazarxhinjsh që paskan qënë e ai, i madhi fare, nuk e ka nuhatur fare për 4 vjet!!!! Droga paska qënë faj i çunave!!! Drejtorët e hipotakave na qëlluan të korruptuar sa më ska!!! Ndërkohë, ministrat ” e dalluar” nuk do ti zërë gjumi sonte, deri sa të marrin vesh, se cili prej tyre do ta ndihmojë me atë dreq timoni Ramën 2 !!!”. /ShkodraWeb/